• |
ide | kryesore

Shpërthimi i bombolës në hotelin në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë bashkë me nënën dhe vëllain dhe motrën pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
E reja ndërroi jetë në një spital në Itali teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.

Hoteli 3-katesh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flaket pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes se gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg. Po ashtu mësohet edhe detaji tragjik në lidhje me 19-vjeçaren, e cila në muajin gusht të këtij viti kishte caktuar dasmën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *