• |
ide | kryesore

Rinovimi i Messit tërheq sposorët: Barcelona rimëkëmbet ekonomikisht

-Instant, Sport



Pas marrëveshjes në parim mes Lionel Messit dhe Barcelonës (me nënshkrimin që do të mbërrijë në ditët e ardhshme dhe që parashikon një kontratë 5-vjeçare me 50% të pagës së marrë deri më tani nga argjentinasi dhe një klauzolë lirimi rreth 350 milion euro), presidenti Laporta dhe bordi i tij drejtues po bëjnë llogaritë për të kuptuar avantazhet ekonomike të marrëdhënies së re me Leon, përveç atyre teknike, të cilat janë të padiskutueshme. Seria e propozimeve për sponsorizime të reja, plus rinovimet e atyre ekzistuese, mund ta bëjnë pozicionin financiar të Barçës më solid.

Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, duke pasur ende në skuadër Messin, i cili ka rritur reputacionin e tij si lojtari më i mirë në botë pas fitores së Copa America në Brazil, përveç mbajtjes së Barcelonës në elitën e futbollit botëror, klubi do të përfitojë gjithashtu avantazhe të mëdha në nivelin e marketingut, rritjen e aksesit në stadium, muze dhe dyqanet zyrtare të klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *