• |
ide | kryesore

Duro bëri ‘detyrën’ tani pret rinovimin: Laçi pas dakordësisë ka në plan dy blerje

-Instant, Sport



Nwabueze, Musta, Xhixha apo edhe vëllezrit Selmani janë largime me peshë që do ti kishin komplikuar jetën cdo trajneri, sidomos në vigjilje të prezantimit në kompeticionet Europiane. Vetëm se këto largime në rastin e Shpëtim Duros vetëm sa kanë detyruar teknikun të rindërtojë edhe njëherë skuadrën, duke mbuluar boshllëqet e duke u përpjekur ti japë cilësi të tijve, për të vazhduar të jetë kompetitiv.

Lëvizjet e bëra nga bardhezinjtë kanë qenë të goditura, duke ekuilibruar forcat në skuadër. Roganovic, 24 vjeçari malazez u duk në fushë, kundër Podgoricës, sikur luante prej kohësh në krah të Malotës e Ignjatovic. Të njëjtën përshtypje la edhe shqiptaro maqedonasi Bashkim Velija. Në mesfushë titullarët nuk kanë lëvizur, edhe pse duket sikur në këtë pikë ka marrë më tepër përgjegjësi Lushkja, që vitalizon sulmin e ndihmon mbrojtjen.

Sulmi është krejtësisht inovativ, duke qenë se Harmon vazhdon të jetë peng i problemeve burokratike që e mbajnë më tepër larg kurbinasve se pjesë të skuadrës së të ardhmes. Zarubica debutoi kundër ish-skuadrës së tij Guindo, i ardhur nga Bylis luajti qendërsulmuesin, në pritje të ndonjë lëvizje të mundshme në merkato në një pozicion të kërkuar me kohë nga Duro, ndërsa Mazrekaj mbetet pika e referimit të një lojtari diferencues. Në ndeshjen e parë barazimi i shpëtoi vetëm nga 11 metra, në të dytën Duro mori një 3-0 që e lancoi drejt raundit të dytë të Conference League, rastet e shpenzuara para portës të panumërta, ndërsa edhe në ato pak mundësi që lejoi Sherri ishte një saracineskë që u thye vetëm një herë me penallti. Kaq mjaftojnë për të patur bazat, që sipas fjalëve të Duros, nëse palët vazhdojnë bashkëpunimin, që përmes rezultatit duket e logjikshme, atëherë parashikohen edhe dy lëvizje të tjera që do ti shtojnë vlerë një skuadre që tani të fortë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *