• |
ide | kryesore

PS paditet në SPAK. Patronazhistët mblodhën fshehurazi të dhënat personale

-Instant, Kryesore



162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata rinore “GUXO”, kanë paditur në SPAK Partinë Socialiste për çështjen e zotërimit të paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore, të njohur gjerësisht si “patronazhistët”. Qytetarët e përfaqësuar nga kjo organizatë pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme. 

Edhe më parë kjo dosje u çua në SPAK nga PD menjëherë sapo Lapsi.al bëri publike të dhënat e vjedhura të 910 mijë qytetarëve. Por prokuroria Speciale ndoqi një strategji të çuditshme duke mos marrë anën e qytetarëve të prekur që iu ishin vjedhur të dhënat, por duke hetuar se nga e kishin zbuluar gazetarët sekretin? 

Lexo me tej:

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

Ndërkohë që të gjithë specialistët e fushës këmbëngulnin se nëse kjo punë do të duhej të bëhej profesionalisht, duheshin ndjekur së paku dy rrugë. 

Së pari, duhej hetuar pranë E- Albania, nxjerrja e të dhënave nga serveri i së cilës lë gjurmë. Janë tashmë të shumta dëshmitë se qytetarë (madje dhe gazetarë) që gjenden prej vitesh jashtë, që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri, por që për arsye kërkese dokumentash kanë depozituar të dhënat e tyre tek AKSH, janë dekonspiruar.

Denoncimi me fakte i gazetarit: Databezi i PS-se është marrë nga E-Albania!

Rruga tjetër do të kish qenë të merreshin urgjentisht në pyetje ata persona, emrat e të cilëve figurojnë si patronazhistë dhe një mumër të konsiderueshëm të të cilëve Lapsi.al i ka vërtetuar që punojnë për llogari të rilindjes. Kush i ka urdhëruar të merreshin me ato të dhëna? Cili ua ka dhënë? Si iu ka rënë në dorë numri i telefonit, adresa, numri i kartës së identitetit të atij që duhet të mbikqyrin?

Patronazhistët pushtojnë shtypin botëror: BIG Brother përgjimesh në Shqipëri

Por, para se të bënte këtë, prokuroria dhe gjykata e posaçme preferuan të merren me ne gazetarët duke kërkuar sekuestrimin e zyrave, paisjeve dhe telefonave të tyre, një pistë aq e shtrembët sa e hodhi poshtë edhe gjykata e të drejtave të njeriut në Strazburg.

Aq këmbëngulës u treguan pinjollët e drejtësisë së re në këtë pikë, sa natyrshëm në publik lindi dyshimi: çfarë po kërkojnë realisht, atë që ka kryer krimin e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve, atë që i përdori këto të dhëna personale për të përmbysur rezultatin e 25 prillit, apo thjeshtë tentuan të kapin atë që ka tradhëtuar nënën parti dhe ka nxjerrë në sipërfaqe krimin që ajo donte ta mbante fshehur?

Rama mbron patronazhistët, me të njëjtën alibi si Elvis Roshin (video)

Organizata rinore “Guxo” duke e shpënë sërisht këtë çështje në SPAK, i ka ringritur edhe njëherë këto dilema.

Pak ditë më parë  i njëjti grupim kanë depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me punën e Patronazhistëve të PS-së.

Ata kërkojnë konstatim të paligjshmërisë të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Një tjetër kërkesë e tyre është fshirja e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Andi Bushati: SPAK, shpresë ASPAK

Çështja e patronazhistëve u hulumtua dhe publikua nga Lapsi.al përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas burimeve të

Lapsi.al, që vunë në dispozicion gjithë informacionet e përpunuara të qytetarëve, PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Fshehurazi prej institucioneve shteterore si E-Albania , etj sikur s’qendron.Do ishte me mire te thuhej qe PS ka zaptuar shtetin , s ‘ka dallim shtet parti ,pra jemi ne nje rregjim.

  2. Shoqja ambasadore cmendim ka per keta patronazhistat?! Kupat magjike cthone?! Apo vk, perderisa ekziston NSA ne stanin e saj, who cares!

  3. Ky veprim eshte krimi me i madh ne nje demokraci dhe ne çdo rast vjen i dyti pas krimit te luftes .
    Ndersa ketu u kalua sikur nuk kishte ndodh hiç gje . Jo qe nuk u ndeshkua , por absurditeti dhe marrezia ne nje vend absurd dhe te marresh si i yni , mori edhe nje falenderim dhe nje perulje respekti nga i gjati ine . Te kesh shtate e te shqyesh tete i thone kesaj pune . Ketu ka ndodh dhe po ndodh edhe nje fenomen tjeter absurd dhe i paimagjinueshem . Po pergjohen te gjithe telefonat pa perjashtim dhe pa urdher gjykate . Edhe gjate fushates u pergjua por asnje nuk foli , asnje nga PD-ja nuk foli dhe nuk e shenoi tek faktoret e jashtem qe ndikuan ne humbje dhe ne masakren zgjedhore . Sepse keta ishin te dehur nga ardhja ne pushtet atehere dhe jane te dehur nga “fitorja” e zgjedhjeve sot .
    Pa ndeshkueshmeri te krimit dhe krimineleve , te fajit dhe te fajtoreve , te abuzimit e te abuzuesve nuk ka dhe nuk do te kete demokraci dhe shtet ligjor . A e dini se te gjitha perandorite me te fuqishme ne bote kane rene vetem nga korrupsioni dhe pandeshkueshmeria e tij ?
    Nese i gjati ine , si perfaqesuesi me dinjitoz i se keqes dhe i abuzuesve , qe ngriti ne piedestal çdo marrezi e te marre , çdo intrig dhe intrigant , çdo krim dhe kriminel , nuk behet shembull dhe te marre denimin qe meriton , ky vend keq e me keq do te shkoje dhe ne keq e me keq do ta pesojme .
    Kete vend e kane kthyer ne nje xhungel humanoidesh por qe edhe te tille nuk mund ta quash , sepse edhe ne xhungel ka rregulla dhe ligje te pa shkruara por qe zbatohen me perpikmeri nga kafshet .
    Te presesh se kjo do zgjidhet nga SPAK-u , eshte njesoj sikur ta presesh diten e dasmes pas njeqind vitesh .
    Duhet nje revolucion , eshte domosdoshmeri imeditate , eshte e vetmja zgjidhje .

  4. Lereni patronazhistet por shifni se te gjithe mediat dhe opozita eshte pergjuar me ate programin izraelit. Dhe ndonje qytetar antiqeveritar gjithashtu.

  5. Po yuri qim Çfare mendon per keto apo ska komente. Tmi shteti do paguaje shume lek sepse te gjithe te permendurit ne lista do ankohen ne strasburg. Beketi do ju duket lule.

  6. “E çfarë i duhet Amerikës e Shqipërisë një Lul tjetër. Ai është shumë mirë aty ku është, sepse atë parti ka. Atë parti ka trashëguar, atë parti i ka formatuar Sali Berisha. Ai është qen roje i bizneseve të Sali Berishës dhe i krimeve të Sali Berishës.

  7. mësohet se Ardian Isufi nuk është i vetmi persona që braktis Lulzim Bashën.

    Burime bëjnë të ditur se pas Ardian Isufit ka largime masive edhe në Korçë, në Berat, në Shkoder, tek njësia 1 dhe 2 në Tiranë. Po ashtu edhe në Fier është larguar pothuajse gjysma e kryesisë.

    Mesa duket shumë demokratë e kanë kuptuar se çfarë qëllimesh ka Lulzim Basha dhe ky i fundit nuk mund të fshihet më “pas gishtit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *