• |
ide | kryesore

Video/ “Bella ciao”: Hysaj këndon himnin partizan në prezantim, bën armiq ultrasit fashistë të Lazios

-Instant, F1, Sport, Video



A mundet që një këngë e njohur botërisht si himn i luftës për liri të bëhet objekt polemikash, për të thënë më keq? Padyshim që po, duke pasur parasysh atë që ndodhi në grumbullimin e Lazios në Auronzo di Cadore. Protagonist, për fatin e tij të keq, Elseid Hysaj mbrojtësi shqiptar i sapo mbërritur të bardhekaltrit pas viteve të kaluara në Napoli. Si çdo lojtar i ri, anësori shqiptar gjithashtu duhej të respektonte ritin e fillimit duke kënduar një këngë para shokëve të tij të skuadrës: e pra, ajo që ai zgjodhi ishte ‘Bella Ciao’. Mund të ishte një nderim për “La casa de papel” (siç janë përpjekur disa të argumentojnë, duke kujtuar se si motivi ishte gjithashtu i përsëritur në “serinë” në fjalë) ose vetëm dëshira e ligjshme e shkodranit për të kënduar himnin partizan të njohur të gjithë në të gjithë botën, por fakti është se kjo gjë provokoi zemërimin e ultrasve fashiste të Lazios.

Nga këtu lindi pretendimi për të pasur shpjegime, fillimisht duke u paraqitur në lokalin ku ishte vendosur ekipi dhe pastaj në hotelin ku ndodhen bardhekaltrit të grumbulluar. Me ndërhyrjen e nevojshme dhe sqarimet e drejtorit sportiv të Lazios Igli Tare, cështja është qetësuar në dukje, edhe pse si përfundoi, mund të kuptohet nga fakti se videot e publikuara në rrjetet e ndryshme sociale nga vetë lojtarët gradualisht janë zhdukur, hequr i detyruan t’i heqin sikur të ishte një “krim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *