• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptari bëhet hero në Itali, shpëton të moshuarin nga përmbytja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Itali pasi ka shpëtuar një italian të moshuar nga mbytja.

I identifikuar vetëm si Agim ai kaloi një situatë kritike, gati për t’u rrëmbyer nga vërshimi i ujit. Burri italian ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia.

Shqiptari njoftoi autoritetet dhe më pas u fut në ujë. Mori një kavo të gjatë të cilën nga njëra anë ia dha ta mbajë fortë burri italian, ndërsa anën tjetër ia dha traktorit që ta tërhiqte. Mediat lokale raportojnë se Agimi ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *