• |
ide | kryesore

Video/ Rrahje masive në Copa Libertadores: tetë të arrestuar në Atletico Mineiro-Boca Juniors

-Instant, Sport, Video



Një rrahje masive në përfundim të Atletico Mineiro-Boca Juniors ka kthyer kohën pas në të kaluarën e futbollit të Amerikës së Jugut: protesta, zemërata, shpirtra të tensionuar dhe në fund kaos. Kështu në Brazil, 1/8 e finaleve të Copa Libertadores janë kthyer në një përleshje masive, me lojtarët dhe stafin e Xeneizes në njërën anë dhe punonjësit e sigurisë së stadiumit në anën tjetër. Në këto raste, megjithatë, askush nuk fiton.

Shkaku i trazirave ishte kryesisht tensioni i madh i grumbulluar nga lojtarët gjatë ndeshjes, që përfundoi 0-0 si në ndeshjen e parë, por u markua me një gol të anuluar në pjesën e dytë. Në atë rast, Var ndërhyri duke sinjalizuar një offside dhe nga ai moment nervozizmi mes lojtarëve të Boca Juniors ishte gjithnjë e më i dukshëm. Te penalltitë ishte Atletico Mineiro që triumfoi 3-1, por në tunelin e dhomave të zhveshjes protagonistët e rrahjes e humbën durimin. Sipas rindërtimit të fakteve nga mediat vendase, kontaktet e para ishin midis lojtarëve të klubit argjentinas dhe punonjësve të sigurisë së stadiumit, dhe më pas rezultoi në një sherr të vërtetë të zgjeruar edhe me stafin e brazilianëve, përfshirë presidentin e shoqërisë.

Akuzat e Xeneizes janë të shumta dhe disa video tregojnë hedhjen e barrierave dhe objekteve të tjera të dimensioneve të mëdha në një atmosferë të kaosit total. Për të shpërndarë “sherrxhinjtë”, policia ushtarake përdori spërkatje djegëse, duke dëmtuar disa persona. Forcat e rendit ndaluan tetë anëtarë të Boca Juniors mes stafit dhe lojtarëve, megjithëse diplomacia e klubit më pas arriti të shmangte arrestimet. Çështja sigurisht nuk është e mbyllur, me video që vazhdojnë të shfaqen në mbështetje të njërës apo tjetrës tezë.

https://www.youtube.com/watch?v=YtlMwnVjs1g



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *