• |
ide | kryesore

“Një sukses fantastik”: Duro i ekzaltuar tregon çfarë bëri Universitatea me Mazrekajn

-Instant, Sport



Një fitore që natyrisht nuk mund të mos nxirrte nga shinat e seriozitetit të zakonshëm edhe një si Shpëtim Duro. Pas suksesit 1-0 në Elbasan Arena, tekniku i Laçit e cilësoi atë ndaj Universitatea Craiova si një fitore e jashtëzakonshme: “Nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë me përjashtim të një rasti në pjesën e parë – shpjegoi Duro -. Por ne mundëm t’i kapnim në kundërsulm disa herë. Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm. Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur”, tha tekniku në të nxehtë.

Duro nuk ka dashur të evidentojë individët, sepse në këndvështrimin e tij e gjithë skuadra ka bërë mirë, duke mos lejuar një ekip tepër cilësor që të shprehej në maksimumin e tij, por është ndalur tek Mazrekaj dhe lloji i ndeshjes me të cilën i është dashur të përballej yllit të skuadrës kurbinase: “Mazrekaj ka bërë superndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij” përfundoi Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *