• |
ide | kryesore

Tentoi të rrëmbente një person në qendër të Patosit, arrestohet i riu

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si autor i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur rreth një vit më parë në Patos. Në datën 17 gusht të vitit 2020 pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur.

I arrestuari është identifikuar si Emiljano Selmanaj, 29 vjeç, dhe rezulton gjithashtu i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *