• |
ide | kryesore

Kapet me miliona lekë, euro dhe drogë/ Vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përfituar para dhe të mira materiale nga një aktivitet i paligjshëm, shitje e lëndëve narkotike. Shtetasi i kapur siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Si rrjedhojë, policia i ka sekuestruar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një aparat celular, shumën e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *