• |
ide | kryesore

Pamjet me dron që tregojnë fytyrën e Lalit të bashkisë

-Instant, Blog, Të fundit

Nga Ermal Mulosmani/ Të shkruash për Erion Veliaj-n është një përpjekje jo e lehtë. Maskarada e propagandës dhe “kitschi” i ndërtuar prej tij si “llërëpërveshur e punëmbaruar” kanë mpirë arsyen e qytetarëve në atë masë sa të mos shohin çibanët e betonit që po na zënë frymën edhe në cepat e largët të qytetit e lëre më pastaj në vendet e lakmuara si blloku apo qendra e Tiranës. Televizionet dhe mediat e ndikuara prej tij, këta megafonë të lustrës bashkiake, e kanë mbytur me dhunë çdo klithmë dëshpërimi e vuajtjeje qytetari.


Ndërtimi i një imazhi të tillë, përmes bombardimit mediatik me të vërteta të seleksionuara, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet interesave të banorëve. Nuk e di se çfarë kauze tjetër mund të presë një aktivist, një qytetar, një parti opozitare më shumë sesa të protestojë për një çështje të tillë si masakra urbane.


Lexo edhe:

Kulisat politike/ Si po luan Veliaj nën hijen dhe brenda pushtetit të Ramës

Sot në rrjetet sociale është publikuar një pallat në ndërtim e sipër, në një lagje krejt periferike të Tiranës, në Astir, rruga “Loni Ligori”. Nga foto e marrë me dron duket krejt e qartë që pallati në ndërtim është bash në qendër të një sheshi trapezoidal  që krijohej nga pesë pallate shumëkatëshe të ndërtuara me një dendësi të tepruar për metër katror. Megjithatë, ish- hapësira në mes atyre pallateve ishte njëfarë ngushëllimi për banorët e tyre.

Derisa një ditë të nxehtë Korriku të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës vendosi ndryshe. Ai oborr i vogël për ndoshta 200 fëmijë që jetonin aty, është i tepërt.

Aty, sipas Bashkisë, ka vend për një ndërtim tjetër shumëkatësh!

Objekti ne mes te pallateve po ndertohet ne Astir
Leja e ndertimit te bashkise me daten 29/07/2020

Pamjet nuk kanë nevojë për koment. Vetëm shikojeni formën e objektit në ndërtim. Është një kuçedër që fillon si katror a drejtkëndësh, pastaj zgjerohet paksa në formën e një trapezoidi për të maksimizuar fitimin e ndërtuesit dhe ngushtuar rrugëkalimin aq sa të lejojë vetëm kalimin akrobatik të një makine. Por ndërtuesi nuk harron të shkruajë lajmërimin: “Shitjet kanë filluar” dhe numrin e telefonit të zyrës së shitjeve.

Ky vendim i Bashkisë së Tiranës nuk pati bujë. Ai nuk mbërriti në veshët e sytë e qytetarëve të Tiranës. Pati vetëm një publikim të vogël fare, të mezilexueshëm, para sheshit të ndërtimit. Aq sa duhet. Aty shkruhej që në sheshin trapezoidal të pallateve do të ndërtohej një pallat tjetër 1, 6 dhe tetë katësh! Punimet fillojnën në Tetor 2020 dhe mbarojnë në Prill 2022.

Atë ditë do ketë pasur se s’bën ndonjë publikim ku Kryetari po vizitonte të dëmtuarit e tërmetit nëpër fshatra, po vinte ndonëj tullë në një shkollë apo po mbillte një pemë i shoqëruar nga ndonjë këngëtar apo aktor i paguar prej tij. Maskarada e propagandës sigurisht e ka mundur gulçimën e hallit të astirianëve të nëpërkëmbur.

Fundja, astirianët e meritojnë për vuajtjen që i kishin shkaktuar Krytarit…

****

Duke kërkuar në internet për rrugën “Loni Ligori” u bëra kurioz për Lonin vetë. Mësova që mbiemri i vërtetë i tij nuk është Ligori por Logori, kishte lindur në Korçë dhe kishte jetuar e punuar në Egjipt. Atje edhe e kishte kaluar shumicën e jetës së vet si një biznesmen i suksesshëm. Ndërmjet të tjerave, Loni ishte autor i tekstit të serendave “O vemi” dhe “Drenovarja”.

Faktet/ Tentakulat e Erion Veliajt për kapjen e drejtësisë së re

E përmenda historinë e emrit të Lonit në këtë shkrim pasi ilustron në një farë mënyre idenë e fillimit . Kemi të bëjmë me një gabim emri rruge. Loni Ligori nuk ka ekzistuar kurrë. Imagjinoni për një çast sikur Fan Noli të ishte shkruar Fan Nali dhe Bashkia ta citonte pa të keq si të tillë. Por Fan Nolin e njohin të gjithë ndaj bashkiakët nuk do ia lejonin gabimin vetes. Korrigjimin do ta bënin me shumë reklamë. Ndërsa Lonin tonë nuk e njeh askush. Nuk ka efekt propagandistik edhe nëse e korrigjojmë ndaj më mirë e lëmë gabim. Fundja një rrugë Astiri është ç’prishi Logori a Ligori. Sepse e rëndësishme nuk është e vërteta por propaganda. Një veprim që nuk prodhon propagandë nuk i duhet askujt.

Tani të vijmë te maskarada tjetër e Veliaj-t. Pasi mbarova punë me Lonin u mora pak me rrugën që mban emrin e tij. Gjeta me dhjetëra kronika lustruese nëpër portale dhe televizione për inagurimin e rrugës “Loni Ligori”. Ishte një pamje e mrekullueshme, tipike një maskaradë. Një kafene e rrethuar bukur me vazo lulesh shumë ngjyrëshe, një gjysëm rruge e shtruar me asfalt, punëtorë me kokore e veshje profesionale dhe një rul asfalti që po bëhej gati për shtresën e dytë. Sa bukur! Mjeshtri i propagandës e kishte çuar pamjen në të gjitha mediat  dhe kitschi i entuziasmit i kishte përfshirë të gjithë. Boll të klikoni me titullin “Nis rehabilitimi i rrugës Loni Ligori” dhe do shikoni sesa lajme do dalin.

Kronikat dhe lajmet promovuese mbanin datën 20 Maj 2019.

Mirëpo pas kësaj batërdie të propagandës më doli edhe një kronikë e Ora News.

Padyshim që Televizioni Ora është jashtë ndikimit të Veliajt dhe ka tendencë për të nxjerrë në pah të keqen e Bashkisë.

Por, kronika e datës 09 Qershor të këtij viti (dy vjet pas kronikës së entuziasmit) me sinkronet e banorëve të Astirit dhe pamjet e gropave ku notonin ujëra të zeza, tejkalonte çdo dyshim për tendencë. Ajo rrugë e nxirrte mutin e fshehur në shesh, hiqte maskën e propagandës.

Por atë kronikë e kishin parë diku te 460 persona. Me gjasë nuk e kanë parë as vetë banorët. Sepse shurdhimi nga megafoni i propagandës po mbyt të gjithë zërat kritikë dhe përmbajtësorë. Nëse individëve të nëpërkëmbur nuk u del në mbrojtje opozita politike me organizime protestash për çështje të tilla, ky vend ka marrë fund. As mos të presë ndonjëherë mbështetje për votat e vjedhura. Kur qeveria vjedh dhe mashtron qytetarin duke blerë heshtjen e Opozitës mund të vjedhë kur të dojë Opozitën pa frikën e kundërshtimit të qytetarëve. Kjo është vdekja graduale e demokracisë.

Gazeta Express

17 Comments

    1. ju shofte fara sic e shuat Tiranen e bukur dhe miqesore me jeten. E keni kthyer ne fabrike ndotjejedhe helmimi qe do jua kishte zili dhe Hitleri ! ATe qe po i beni njerezve te ketij qyteti nga ndotja sdo ta shlyejne ne te ardhmen miliona jete te humbura nga kanceri para kohe !
      Ju shofte fara nga Erioni, Saliu, Rama, Basha e me rradhe

      1. Ti mir e ke, po faktet tregojne qe “qytetareve” te Tiranes i pelqen ajo qe ti e quan shkaterrim, prandaj i dhane mandatin e trete.

  1. KY SKA TURP , NUK KA PAS NDONJEHERE . A PLOTESOHEN KUSHTET URBANE NE NJE BYTH VEND
    QE NUK MJAFTON AS PER PARKIM ? E SHKATERROJ TIRANEN KY FSHATAR BIR KURVE.
    MJAFTON KJO LEJE PER TA RRAS NJA 10 VJET NE BURG KARAKURVEN E BASHKISE TIRANE

  2. Zoteria ka genjyer per cdo gje, per shkollen per premtimet,edhe per martesen. Nuk eshte problemi qe qytetaret e votojne por qe nuk i jepet qytetareve nje vendim gjykate kunder tij xnje hetim kunder kesaj qelbesire..Atehere partjeter qytetari do uniformohet dhe do ta votoje se ka frike nga makina e vjedhhjes dhe nga mungesa e drejtesise..Ka nje vendim gjykate qe i quan hekurat e tiranes qe ka vendosur ne cdo cep, abuzive..Ku eshte hetimi per demin ekonomik

  3. Tirana eshte s’ka qene asnjehere qyteti ideal per te jetuar por, cdo vit behet akoma me keq. Rruge te ngushta pa trotuare, plot me mbeturina, s’te sheh syri asnje lulishte por vetem sheshe betoni te tejmbushura me njerez dhe zhurma, ajer i mbushur me pluhur dhe ere nafte, erera te keqia nga kanalizimet e amortizuara apo bere sipa qefit, dhe per ta bere kete nje parodi sheh makinat luksoze qe nuk pyesin per njeri dhe asnje rregull

  4. Sipas ligjit, ne momentin qe jane ndertuar ato pallate, sheshi para tyre merr te njejtin nr pasurie me pallatet dhe del jashte qarkullimit civil. Por, me nje marifet te papare, ndertuesit shkojne ne Ashk dhe kerkojne ndarje pasurie dhe ai shesh qe smund te jepet me per asgje, kthehet ne pasuri te re. Nuk lejohet ndarja, por e bejne. Pastaj aplikohet per leje. Le te shkoje Spak dhe ta verifikoje nese seshte keshtu. Eshte dicka e tmerrshme, qe ndodh perdite, ku jane te perfshire ndertues, Ashk, Bashki dhe Gis Kadastra e kesaj te fundit. Te gjithe per burg. Shkelje e ligjit diten per diell.

  5. vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar,ne zgjedhjet e tjera une propozoj kandidat të pd lulzime bashen sepse eshte i vetmi qe di e beje tironen si Kajro

  6. Lali Eri eshte e keqja e vogel. E keqja e madhe eshte qyteterimi yne. Ne “komunizmin” e interpretuam e zbatuam alla gangsteresh katundi, e “kapitalizmin” me te njejten mendesi. Nuk shoh ndonje shprese per mire. Fuqia e “iluminuar” e nje kombi i shoh te dorezuar. Do behet keq e ma keq.

  7. Parimisht jam dakord me dy frazat e fundit, praktikisht ato dy fraza kane shkarkuar fajin nga partia ne kushtet tek opozita “e blere”.
    Thene kjo, ne shqip emri lakohet (ne rastin konkret): Erion Veliajn, Erion Veliajt, pa iu vene prapashtesa me vije ndarese.
    Tung Ermal

  8. Popull i lodhur, opozite 12 vjecare gati inekzistente, Tirana ne duart e nje rrugaci ordiner, kjo tregon shume,……..

  9. Po clal eshte ai pederast ai fiqshitesi i ures erdhi katunari ne tr dhe i beri gjen tr ku jeni o tiransa tu komandoj nje vemje si ai Ai eshte me i lig se i ligu ai fytyr shemtarak e sy shtrember qe hiqet si tip sportisti ai bir e burr homo qe zoti do tja japi ndeshkimin te gjith plehrave 30 viteve qe e shkaterrun kete vend atje ku u dhemb me shum amin🤷🏻‍♀️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu