• |
ide | kryesore

“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” parulla kundër Ramës në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa parulla kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, janë shfaqur të shkruara në muret e ndërtesave në Kosovë.

Parullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Parulla “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për Kryeministrin shqiptar, me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

“Unë jam mirë kur është mirë Serbia”

Kjo nismë është kundërshtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e bojkotoi takimin, e po ashtu është kundërshtuar edhe nga ekspertë e politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që tani është emëruar “Ballkani i Hapur”, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Këtë iniciativë si Kosova kategorikisht e refuzuan edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, edhe për këto vende Rama pati fjalë.



19 Comments

  1. Edhe një patrullë tjetër të shkruhet. Jam mirë kur shqiptaria është keq. Kjo sepse Kosova është shqiptari dhe gjithë shqiptarizmi vërtetë është mjaft keq nga antishqiptari Rama.

  2. Edi Rama eshte kryeminister i Shqiperise dhe punon per Shqiperine ne radhe te pare jo per kosoven Kosovaret tja marrin ne goje Edi Rames

    1. Ncncncnc ca barboni je mer legen mashkull a femer ca je. Kosovaret tja marin ne goje Paulinit thua. Ne goje ja mban ti Paulinit 24/7 o patronazhist. Kurse kosovaret ndoshta nuk jane me te mriet por ne na kane dhene leksione demokracie dhe shtetorganizimi. Tipare keto kaq themelore qe ne ne shqiperi as i shohim ne enderra.

  3. rama perkrah antishqipetaret: “Deklaratat e tilla Vulin i ka bërë në shënimin e 13-vjetorit të subjektit politik që ai drejton, Lëvizjes Socialiste, në të cilën ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe.

    “Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdohet politika e Aleksandar Vuçiqit. Vetëm ajo është fitore, vetëm ajo është një garanci për mbijetesën e popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin.

  4. Po amerika nuk e di qe lulushi eshte futur ne nje valle qe nuk del dot !!! Po doli nga vallja lulushi behet per rahmet si olldashi me shok . E vetmja zgjidhje eshte nje koqe plumbi saliut dhe zgjidhet problemi. Saliu e ka mbushur kupen me kohe.Njelloj si mark Sisti i fundit salih dhe kurti me parulla debatikase

  5. Rama e shpalli veten bongrata ne territorin shqiptar qe sot njihet me emer kosove. Lebta harrin se do te del rrugeve te prishtines, prizrenit mitrovices etj.

  6. Departamenti i Shtetit, përmes ambasadores Juri Kim, ka hedhur dorezat dhe ka kërkuar që Sali Berisha të mos jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Si asnjëherë tjetër, as në rastin Doshi, ata kanë këmbëngulur që pjesë të pista të politikës të mos jenë në sallën e Kuvendit, aq më tepër ata që janë shpallur haptas si të tillë nga SHBA. Tom Doshi e kuptoi mesazhin, ose e bënë ta kuptonte; Sali Berisha e mori si shpallje lufte dhe ka vendosur ta shndërrojë në një betejë politike, jo mes tij dhe DASH, ose mes avokatit të tij francez dhe zotit Binken, por mes partisë ku e kanë deleguar për ta zaptuar 30 vite më parë dhe Departamentit të Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *