• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktorja amerikane Markie Post

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur amerikane, e njohur për rolet e saj në “Night Court”, “The Fall Guy”, “Hearts Afire”, Markie Post ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga menaxherja e aktores, Ellen Lubin Sanitsky, e cila dha një deklaratë nga familja e zonjës Post duke thënë se shkaku i vdekjes ishte kanceri.

Rolet e saj të para të aktrimit ishin në vitin 1979, me paraqitjet në episodet e “CHiPs” , “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers”.

Më vonë, Markie u shfaq në seri të tjera, si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.
Karriera e saj zgjati katër dekada dhe kishte vazhduar filmimin për gati katër vite pas diagnozës së saj fillestare të kancerit, dhe gjatë kësaj kohe trajtohej me kimioterapi.Do



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *