• |
ide | kryesore

Makina përplaset me zetorin, plagosen dy shoferët dhe një pasagjer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:00 pranë fshatit Dushk, kur automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E.G, është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia: 

Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *