• |
ide | kryesore

Izolohen zjarret në Korçë, në Kolonjë 25 ha pyje të shkrumbuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarret në Kolonjë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Mësohet se janë djegur mbi 25 ha pyll me ah, dushk dhe mare.

Të izoluara plotësisht janë edhe vatrat e zjarrit në bashkinë e Korçës, ku 30 ha pyll me pisha dhe ah u shkrumbuan në Krushove dhe 150 ha te tjera u dëmtuan nga flaket. Në Gjonomadh u dogjën rreth 5 ha pyll me pisha, ndërsa në Lëshnicë dëmet ishin në bimësi të ulët dhe shkurre. Po ashtu, në zonën e Vithkuqit, ku zjarri kërcënoi seriozisht Manastirin e Shën Pjetrit, zjarri shkretoi një sipërfaqe halorësh prej 2 ha.

Të mëdha ishin dëmet edhe në zonën e mbrojtur të Gurit të Nikes në Pogradec, ku bilanci paraprak flet për 40 ha pyll të përshkuara nga zjarri. Në total zjarret e kësaj verë në juglindje kanë djegur dhe përshkuar mbi 250 ha pyje, shumica e të cilëve halore.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *