• |
ide | kryesore

Përdhosen posterat e Goran Bregoviçit në Tiranë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Goran Bregoviç pritet të performojë pas disa ditësh në Korçë, por ftesa e Bashkisë së këtij qyteti ka ngjallur debate dhe pakënaqësi për faktin se muzika e tij po përdoret politikisht.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, si një shenjë respekti ndaj ndjeshmërisë së të afërmve të viktimave në luftën e Kosovës, megjithatë nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reflektim.

Në shenjë proteste, janë sulmuar posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës, siç duket në fotot më poshtë:



6 Comments

  1. Turbofolku shqyptar osh mret I bots ,megjithse osh kopju nga turbofolku kosovar qy e ka kopju nga turbofolku serb qy e ka shpik I pari.Posht brekoviqi ,rroft turbofolku .

  2. Na plasi trapi. Shqipetaret nuk jane nevoje te degjojne tallava, turbo folk, apo rockfolkun serb, i cili eshte influencuar nga muzika rome e bolshevike sllave e viteve 80-90 te shekullit te kaluar.

  3. Na u duk nje kengetar nga ish Jugosllavia e shqiptaret e futen ne llogoret perkatese.Tregues e nje krisje te madhe mentaliteti kulturor ndershqiptaresh e cila do kete pasoja afatgjata. Tregues se sa larg jemi per te trumbetuarin “bashkim kombetar”! Kulturalisht ndryshojne ne shume gjera shqiptaret e Shqiperise me shqiptaret e ish Jugosllavise. Na duhet shume kohe e shume perpjekje pozitive qe te mund te ofrojme vlerat shpirterore e kulturore qe kemi midis nesh. Elitat tona kulturore e politke kane deshtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *