• |
ide | kryesore

Video/ “Më i mirë se 5 vjet më parë”: Ancelotti ‘i verbër’ për Benzema

-Instant, Sport, Video



Dy gola në debutimin me fitore 1-4 në transfertën me Deportivo Alaves ka mjaftuar që Karim Benzema të ekzaltojë teknikun Carlo Ancelotti, të rikthyer në Madrid për një aventurë të dytë. “Benzema ka finalizimin, aftësinë për të lexuar lojën mirë. Ai shkëputet nga linja, lëviz, ndihmon në zotërimin e topit. Ta quaj atë vetëm një sulmues më duket pak. Ai është një futbollist i plotë, me një personalitet të madh. Nëse do të më duhej ta krahasoja atë me Karimin që kisha pesë vjet më parë, ai është një lojtar shumë më i kompletuar dhe me shumë më tepër personalitet”. Me këto elozhe Carlo Ancelotti lartëson sulmuesin francez pas fitores së tij të parë, 4-1 në Alaves, në përvojën e tij të dytë me Real Madrid.

Sulmuesi francez hapi serinë e golave në minutën e 48, duke shfrytëzuar një asist të Hazard. Për golin e dytë personal, e të tretin për merengues në këtë ndeshje, Benzema bëri gjithcka vetë në minutën e 62, përpara se Vinicius të stabilizonte diferencën e tre golave në shtesë, duke iu përgjigjur penalltisë së Joselu në minutën e 65.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *