• |
ide | kryesore

Aksident në Milot, plagosen 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar sot në mesditë në aksin rrugor Milot-Morinë. Sipas policisë, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë dëmtuar  dy shoferët dhe një pasagjer. Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *