• |
ide | kryesore

Valentino Rossi do të bëhet baba: por dëshira e Doktorit për pasuesin në gara duhet të presë

-Instant, Sport



Valentino dhe e fejuara e tij Francesca Sofia Novello kanë zbuluar lajmin e lumtur në mediat sociale. Për Doktorin, një verë për t’u mbajtur mend mes tërheqjes nga garat dhe këtij njoftimi të ri dhe shumë të lumtur.

Të dy kanë postuar në të gjitha rrjetet e tyre sociale njoftimin e lindjes së ardhshme të foshnjës Rossi, me foto në të cilat “Doktori” e vesh përsëri përparësen e mjekut për një vizitë të dashurës së tij, me vetëm një verdikt të lumtur: ardhjen e vajzës së parë të Valentinos. Nuk dihet nëse kjo është gjithashtu një ndër arsyet që e çuan kampionin nga Tavullia të merrte vendimin për t’i dhënë lamtumirën MotoGP.

Ajo që është e sigurt është se për të do të hapet një faqe e re në jetë, që do ta shohë atë të bëjë përkulje mes pelenave dhe hapave të parë e jo nëpër kthesa dhe dishezat e cirkuiteve. E edhe pse Doktori do të kishte dashur një djalë për ti lënë trashgiminë e garave, kush e di ndoshta e vogla Rossi mund të dashurojë si i ati pasionin për motorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *