• |
ide | kryesore

Princesha Beatrice habit me deklaratën e saj :Do të ishim me fat nëse fëmija jonë do të lindte me disleksi

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi Princesha Beatrice ka kujtuar për “CNN’s Royal News”  vitet e fëmijërisë duke treguar se  vuante nga disleksia.

Princesha deklaroi se e ka vuajtur shumë këtë pjesë kur ka qenë fëmijë dhe u shpreh se do të ishte me fat nëse fëmija e saj do të kishte disleksi.“Do të ishim me fat nëse çdo fëmijë i joni i ardhshëm do të kishte disleksi, do të ishte një ‘dhuratë’ për ne.Unë mendoj se duke pasur disleksi dhe duke reflektuar se ku jam tani në rrugën time të karrierës, them se më ka lejuar t’i shikoj gjërat në një mënyrë tjetër dhe me shumë zgjidhje. Burri im është gjithashtu disleksik, kështu që ne do të shohim nëse do ta bëjmë këtë bisedë sërish brenda pak muajsh, me një fëmijë të ri në shtëpi, por unë me të vërtetë e shoh këtë si një dhuratë,”  deklaroi Beatrice.Disleksia është një vështirësi  e të mësuarit të gjuhës që ndikon në lexim, drejtshkrim dhe në të folur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *