• |
ide | kryesore

“Krenar që jam këtu, dua të shënoj menjëherë”: Shaqiri prezantohet te Lyon e harron Liverpool

-Instant, Sport



Në kërkim të hapësirës për të qenë protagonist, pas viteve në Liverpool, Xherdan Shaqiri rifillon gjithcka nga Lyon. Ka ardhur tashmë edhe njoftimi zyrtar, drejtpërdrejt nga klubi francez, me një njoftim për shtyp. Mesfushori sulmues shqiptar i përfaqësueses zvicerane, do të luajë tashmë në Francë, ku ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024. Shifrat e transferimit janë zbuluar gjithashtu: Liverpooli do të përfitojë 6 milionë euro plus bonuse që mund të arrijnë deri në 5 milionë të tjera.

Përmes faqes zyrtare të Olympique Lyon mbërrijnë edhe fjalët e para të vetë Shaqirit: “Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar më në fund kontratën time me OL. Mezi pres të filloj të punoj me ekipin dhe të njoh klubin. Stadiumi është fantastik dhe menjëherë u përpoqa ta imagjinoja të mbushur. Mezi pres ta shoh. Jam i bindur se do të jetë diçka e pabesueshme. Shpresoj të jem në gjendje të shënoj së shpejti para tifozëve të mi të rinj”- ka thënë shqiptari që ka provuar katër nga pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës, duke luajtur në Bundesligë, Serie A, Premier League e tani edhe në Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *