• |
ide | kryesore

Kompanitë teknologjike premtojnë miliarda dollarë për sigurinë kibernetike

-Instant, Lajme, Planet



Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë premtuan se do të investojnë miliarda dollarë për të forcuar sigurinë kibernetike. Zotimi erdhi pas një sërë sulmesh të profilit të lartë ndaj kompanive amerikane dhe u bë nga drejtuesit e kompanive Microsoft, Google, Amazon, Apple e të tjera të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden.

Biden tha se ka shumë punë për t’u bërë dhe se qeveria nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Agjencitë qeveritare dhe kompanitë private në SHBA janë goditur këtë vit nga disa sulme të mëdha kiernetike. Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *