• |
ide | kryesore

Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka nënshktuar marrëveshjen me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan për sigurinë kibernetike. Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për Shqipërinë. Po ashtu Rama falenderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë gjatë kohës që Shqipëria ka qenë nën vështirësi. Po ashtu Rama tha se Emiratet e Bashkuara Arabe po ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë. Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes. Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar. Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.



13 Comments

  1. Nuk ka shetet evropian per hajdutet orientale. Prandaj dej orientit ky gjoja perendimori……! i perenduar!

  2. Duke pare se teknologjia sot eshte goxha e perparuar marrveshjet e tilla me keto shtete e bejne me te mundur qe fakti i sigurise ndaj teknologjise ne vendin tone rritet

  3. Cfare po ndodh ne emer te sigurise kibernetike te Shqiperise, nderkohe qe sipas Rames, iranianet i kane marre edhe zgjedhesit, edhe rrogat e taksat, edhe kartat e identitetit te shqiptareve apo e-maillet e KM apo te dhenat per funksionare ne sherbimet inteligjente ?!

    Emisare te Nato-s e ShBA, madje edhe Izraeli deklarojne se ndihmojne Shqiperine ne kete drejtim pas sulmeve per shkak te lenies se dyerve hapur.

    Pse tani, Emirateve te Bashkuara, pas heqjes se vizave per shqiptaret, te cilen Rama vete e njoftoi si haber te madh, u lihen ne doré sistemi dhe te dhenat personale te shqiptareve ?!

    Nuk duhet harruar se Dubai eshte selia e shenjte e boseve shqiptare te krimit te organizuar, nje fole e pastrimit te parave nga gjithe bota, por edhe vendi me te cilin nuk kemi e Rama nuk kerkon marreveshje ekstradimi per te kerkuarit nga Drejtesia shqiptare.

    Quo vadis Shqiperi ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *