• |
ide | kryesore

Kujdesi për afganët e Sorosit/ Pritja pompoze dhe strehimi në kompleksin e luksit në bregdet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Natën e të enjtes, duke u gdhirë e premte, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e kaloi zgjuar në pistën e aeroportit Nënë Tereza. Disa pika shi, që ndriçonin nën efektet e dritave, ia shtonin lodhjen e pritjes nën zagushinë e gushtit, por çfarë e bënte t’i rezistojë gjumit ishte një kërkesë speciale, të cilën kryeministri ia kishte komunikuar personalisht. Pasi e kishte thirrur për ta emëruar si koordinatore të operacionit humanitar për strehimin e afganëve, Rama ia kishte bërë të qartë se mbërritja e afganëve të parë duhej medoemos të regjistrohej në video për ta pasur në profilin e tij në Facebook, si një moment historik që nuk mund t’i mungonte ERTV.

Një natë më shumë pa gjumë, ishte hiçgjë në fakt, po të llogarisësh se emërimi si koordinatore për afganët ishte konfirmim de facto në postin e Ministres së Jashtme në qeverinë e re. Përkrah kishte edhe vështrimin depërtues të ambasadores amerikane Juri Kim që i qëndronte pranë. As ajo nuk donte të humbiste asnjë moment regjistrimi nga kamerat dhe aparatet fotografike.

Nuk u mor vesh se kush njoftoi i pari që avioni me afganë ishte pak minuta larg aterrimit, por pas orës 2 e gjysëm të natës, e gjithë turma e njerëzve të përgjumur sikur u shkund. Ushtarë, mjekë, infermierë, zëdhënësa, staf i aeroportit, shqiptarë dhe amerikanë kishin disa orë që prisnin. Zëra u dëgjuan edhe nga gazetarët që ishin lënë të prisnin jashtë pistës. Ishte thënë se ata burra, gra e fëmijë nga Afganistani ishin të Soros dhe kjo ia shtonte më shumë kërshërinë.

Kameramanët e ERTV lëvizën plot vrull. Kur avioni të afrohej, duhej që Juri Kim dhe Olta Xhaçka të bënin disa hapa sikur afroheshin edhe ato, për të dhënë idenë e takimit. Kokën lart, vështrimin e hedhur tej. Të dyja u ndalën një moment, me qëndrimin gati-tu. Këndi i filmimit, perfekt. Planet as nuk kishin nevojë për montazh.

Nga avioni zbritën gjithsej 121 afganë. Fokusi ishte te gratë dhe fëmijët, por mes tyre pati edhe shumë burra. Pritja shtetërore qe, për të thënë pak, pompoze. Sigurisht, munguan përqafimet dhe shtrëngimet e duarve, por edhe këto për shkak të rregullave të pandemisë.

Grupi që zbriti në aeroportin Nënë Tereza ishte ndalur më parë në Tbilisi në Gjeorgji. Nga aty ishin nisur për në Tiranë. Fillimisht iu nënshtruan disa vizitave mjekësore për shkak të kushteve të pandemisë.

Askush nuk di të thotë sa do të kushtojë qëndrimi i afganëve, por trajtimi për ta është pa asnjë dyshim preferencial. Në kompleksin luksoz në Malin e Robit, ishin prenotuar vilat në bregdet. Shumica e shqiptarëve sot nuk i përballojnë dot pushimet në këtë kompleks.

121 afganët janë pjesë e rrjetit të Soros, bashkëpuntorë të organizatës “Shoqëria e Hapur”. Kryeministri Rama kishte lajmëruar se i kishte thënë PO kërkesës së organizatave përtej atlantikut për të strehuar bashkëpuntorët e tyre.

Në vendin tonë nuk është hera e parë që mbërrijnë afganë, sirianë, irakenë e të tjerë refugjatë, që i largohen tmerreve të luftës, por asnjë grup tjetër nuk ka pasur këtë mikpritje luksi. Zërat kundër strehimit të tyre thuajse nuk ekzistojnë në opinionin publik, ndërsa kritikat për mënyrën se si u trajtua kjo çështje, pa transparencë dhe si një aferë sekrete, u paraprinë nga sharje dhe ofendimet e kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë nisi me etiketimet si “shqipo mendjefikur”, apo për “mallkuesit pa din e pa iman” të Facebookut, për “llumin njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fjalë fjalor të shkruara për ibret” dhe si njerëz me “patriotizëm si të talebanëve”.

Pas tij, ishte Erion Veliaj që iu referua me përçmim si “ngelsa”, studentëve që lëvizën nga dhomat e tyre, për t’i hapur rrugë strehimit të afganëve.

Lexo edhe: “Shqipo mendjefikur”, “mallkues pa din e pa iman”, “llum njerëzor”/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve

Lexo edhe: Kaos, kundërthënie dhe gënjeshtra rreth refugjatëve afganë

Lexo edhe: Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja

Në çdo mesazh të kryeministrit Rama mbi mikpritjen për afganët gjen të asociuar shprehjen se “shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”, por pritja pompoze që po i bëhet afganëve nuk ngjante aspak me dorën e shtrirë për t’i dhënë ndihmë mikut në nevojë. Më tepër, ajo ngjan me një spektakël të detyruar përulësie dhe vetëmohimi përballë të huajit, të cilit i detyrohesh një borxh shumë të madh.©Lapsi.al



35 Comments

  1. Jane njerzit e te njejtes shoqeri qe i perket dhe KM. Tashme eshte e qarte se Shqiperia po drejtohet dhe degjenerohet ne maksimum nga kjo shoqeri qe me shume ngjan okulte se sa e hapur.

    1. me siguri jan ata pedofilat e QAnon. cna hapet barkun me karlliqe. doni ndryshim? filloni nga vetja. ketu te gjith dun ndryshim po asnji sdo me ndryshu

  2. Per Shqiptaret qeveria nuk do tia dije fare, por per refugjatet afgane po japin maksimumin. Shqiptaret jne qytetare te dores se trete ne vendin e tyre. Nuk ka qeveri qe i intereson per ta.

  3. Si të mos i prisnin në mënyrë presidenciale sivëllezërit e tyre të Afganistanit? Ato ja arritën qëllimit, e çuan Afganistanin në kohën e gurit, këta të Tiranës kanë akoma dhe pak punë për t’ja arritur.

    Duke ditur sesi funksionojne gjërat andej nuk do jetë habi që pjesa më e madhe e refugjatëve të jenë meshkuj adult, të cilët edhe pse dezertuan vendin e tyre nuk morën as gratë me femijë me vete por i lanë atje në mëshirë të talebanëve.

    Liderit Taleban Suprem të Albanistanit i duhej meodemos kjo video e punuar në mënyrë artistike për t’ja dërguar pronar Sorosit, dhe gjithçka është në përfeksion dhe në vendin e tij, ah sikur të kujdesej shteti kështu edhe për Shqiptarët në jetën e përditshme….

  4. Ka një grup të fshehur që po komplotojnë kundër pavarësisë së shumë shteteve kundër lirisë dhe demokracisë në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut po nxisin lëvizje të popullsisë nëpër shtete të ndryshme për ti kontrolluar nëpërmjet politikave globale vaksinimit global dhe kontrollit bankar. Lexoni Librin e së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore që profetizon ngjarjet e ardhshme dhe komplotin që po përgatitet kundër Shqipërisë dhe botës mbarë botës mbarë botës.

  5. Me idiote dhe te peshtire se ky gazetar qe ka shkruar kete lajm opinion nuk ka. Dhe gomari i lagjes ku pellet ky mum ta shkruaje me mire. Pa elementin me te vogel te civilizimit. Ben nje artikull percart mbi vuajtjen e nje populli tjeter. Majmun qe di te shkruaje shqip

      1. Hajdari,
        qenke vertet ashtu sikurse ke edhe emrin.
        Ju hajdaret e zbritur nga shpellat qe u strehuat ne Tirane dhe qytete te tjera fale lepirjes se bythes Saliut dhe salive PD-ckiste kujtoni se kushdo qe nuk pranon primitivizmin tuaj eshte lepires bythe.

        1. Ti mendon se te mos jesh dakord me qokat e kryeministrit per koleget e tij sorosiane te Afganistanit, qe per me teper behen me leket tona, eshte lepirje bythe ndaj PD dhe Saliut?! Seriozisht?!

      2. Hajdar,

        Kur keta gomere-gazetare shkruajne idiotesira, nderin ja bejne Rames !

        Kur ngaterrojne opzitarizmin mes tifozllik idiot – e shajne pa kriter cdo gje qe behet – nderin prape Rames ia bejne!

        Kur ja fusin pastaj dhe me nje “armik te popullit”, Soros a ndonje tjeter, qe i ka fajet per te gjitha (a thua se keta qe kemi mbi krye nuk mjaftojne), nderin ja cojne der ne fund Rames.

        Diktaturat ne kete bote, shume shpesh i kane sjelle opozitat idiote. Kjo e jona (dhe ca si ky gazetari ketu) drejt kesaj po shkojne !!

    1. Edhe po ta pranojme si te sakte idiotllekun e gazetari si thua ti i ores 13:59, nuk i hiqet asnje presje idiotllekut tend bythelepires e sufllaqexhi. Ne Shqiperi flejne akom ne cadra te demtuarit e termetit te para dy viteve, ndersa afganet e Soros priten si te ishin diplomate te shquar. Meqe e kemi fjalen tek idiotizmi, merri ca afgane ne shtepine tende. Nderon Ramen dhe veten e neser mund te thuash me krenari qe ke pretendime qe te pakten te jesh zv.minister. Se mos jane me pak idiote se ti antaret e kabinetit te Rames.

    1. të KillGates janë pidhi I shqyer I mamasë tënde që ta ka shkerdhyer brigadieri apo shefi I partisë.rrace e qelbur sllavo-komuniste

  6. Hajini karit deri ne prostat Sorosit, Veliajt dhe Rames tani o bythqira te Meroa dhe Kimit mikpritese dhe besnike!
    Ju shkerdhefshin robte talebanet!

  7. -Marku është i vetmi deri më sot, që u dhjeu mu në pushtet, benefite, përfitime, lëpirje, servilizma.

    -Marku, si askush tjetër deri më sot, në të gjitha partitë, ka goditur kryetarin e vjetër dhe kryetarin e ri.

    -Marku si askush tjetër deri më sot, nuk i përkëdheli kundërshtarët pasi u divorcua me të tijtë.Ju ka fut tul buke ne trute salihu o cecenet e talebanit salih,por marku ju dhjeu ne goje sot

  8. SHBA e ka ditur shumë mirë, sesa i pafuqishëm dhe krejt formal është pozicioni i Lulzim Bashës në gjithë këtë histori, ndaj më shumë se atij veti i bëri thirrje publike ndërgjegjes opozitare: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për Partinë (Demokratike), nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”,- deklaroi Yuri Kim më 30 korrik në oborrin e SHQUP.

  9. Po coj ca lodra ene atyne qe jetojn akoma ne cadra nga termeti o Ramsesi jon i madh,nuk kemi asgje kundra por trajton ene ata si afganet pavarsisht se nuk kane ik nga talebanet por nga termeti,coj wne ata ne parajse si keta bashkepuntoret e sorrosit.
    Nalt w me nalt o Ramsesi jon perderisa Luli po flegjume,po paska qene gjumash i modh mor plak,kur i del gjumi i fut noj pordh dhe opa fle prape???

  10. Isha e jam kunder ardhjes kaq shume afgansave. Ne mezi ja dalim vete. Nejse, me vrau syte kjo fjalia ‘afgansat u akomoduan ne vila te shtrenjta qe ne shqiptaret i kemi enderr’

    Qija robt lapsi seriozisht? Niveli patetizmit ne kulm. Gazetare fshatare keni?

    1. O Tur o pidhrobsh, shkon perdite te Prestigji jotë motër? Ku e pe “qe ne shqiptaret i kemi enderr”?

  11. Nën udhëheqjen zyrtare të Lulzim Bashës dhe në prapaskenë të Sali Berishës, tashmë PD është kthyer në hije të vetëvetes dhe rrezikon që ta lërë vendin zyrtarisht pa opozitë, për shkak se shtatori ndan dhe rrugët e saj: Ose orientimin kah sjellja demokratike e një partie europiane ose kthimi i saj në një celulë terroriste anti-amerikane, ku nuk zbatohet asnjë rregull por vetëm urdhëri i liderit për emërimet, zgjedhjet, opozitarizmin dhe përzgjedhjen e aleatëve.Lapsi fut dhe femijet si kontigjent i sorosi,kjo eshte media e kapur nga familja kriminale e salih karaxhic berisha

  12. Pyetja 1 milion dollareshe eshte: Ku eshte futur Lulzim Basha, di njeri? Tipik burre kurve hollandez.
    A ku ka perfunduar ky popull. Rama ne rregull eshte tall trapin me gjith opoziten.

  13. Vetem ne shqeri ndodh kjo qe nje KM te presi emigrant me protokol. Gjithe bota ngre gardhe neper kufij ky del e i pret dhe u thote mireseardhet. Se ku fle lepuri ketu duket qarte!

  14. cna hapet barkun me karlliqe te tilla. media jo kazan po hale fare. afganet e sorosit thot ky kar gazetari. sikur sorosi te jet skllavopronar dhe ka ca afgan ne pronesi. me vari karin media nuk behet. populist te shpifur dhe totalisht fake. flasin te gith per sorosin sikur ta kishin komshi po sorosit as nuk i rruhet kari ku bie shqiperia. totalisht fshatar provincial qe u duket vetja kerthiza e botes. loqe gazetar e hale media

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *