• |
ide | kryesore

Përse Met Gala po mer kaq shumë kritika

-Instant, Paparazzi, Slider



Eshtë një nga netët më joshëse në kalendarin e qytetit të Nju Jorkut. Por disa të brendshëm po thonë se Met Gala – e planifikuar për 13 shtator – ka filluar të humbasë shkëlqimin e saj.

“Më është thënë se ka shumë influencues në listën e mysafirëve,” tha një menaxher i famshëm për The Post. “Kam dëgjuar që Facebook dhe Instagram kanë marrë kaq shumë tavolina, dhe kjo ka bërë shumë njerëz të largohen.”

“Personalisht, nuk mendoj se Met Gala ka aq vlerë sa më parë… Eshtë shndërruar nga super prestigjioze në influencuese.”

Për shkak të kufizimeve të COVID, organizatores kryesore dhe kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour iu desh ta ulte numrin e pjesëmarrësve nga 600 në 450, thuhet për The Post.

Pjesëmarrësja më e re është Addison Rae, një yll 20-vjeçar i mediave sociale, e cila u bë këngëtare së fundmi dhe numëron 82.5 milionë ndjekës në TikTok dhe 38.6 milionë në Instagram. YouTuber Emma Chamberlain, e cila është 20 vjeçe dhe braktisi shkollën e mesme për të bërë vlog për jetën e saj për 10.5 milionë ndjekës, thuhet gjithashtu se është në listën e të ftuarve.

Përfaqësuesit e Vogue nuk pranuan të komentojnë.

Fokusi i këtij viti është në mbështetjen e talenteve të rinj, kështu që mysafirët do të anojnë nga të rinjtë, thanë burimet për The Post.

Billie Ellish do të vendos rekord këtë vit, si prezantuesja më e re e Met Gala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *