• |
ide | kryesore

Rama vijon retorikën për pastrim të administratës nga korrupsioni: Nuk do të presim që SPAK të merret me çdo gjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave deputetë të rinj dhe të vjetër, për të diskutuar për vizionin e mandatit të tretë qeverisës. Ai tha se nuk do të presë cdo gjë nga SPAK për te hetuar e zbuluar rastet e korrupsionit në administratë.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë anëtarësinë por edhe për të gjithë ata që na kanë zgjedhur apo jo, se kushdo që e ka në ballë PS, ekspozohet para drejtësisë si përfitues, faji është i tij, por turpi është i gjithëve ne nëse nuk vendosim vijën e kuqe duke mos harruar për asnjë çast dhe duke bërë me dije menjëherë kur është nevoja se kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt. Kjo familje nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj, por mban përgjegjësi për sa drejt reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej aktit të tij dhe atij vetë kur në mes hyn vetë drejtësia. Mandati i tretë do të jetë fazë përcaktuese për zhvillimin e vendit. Nuk do presim që SPAK të merret me çdo gjë, por të jemi hulumtues faktesh e provash duke i veshur një armaturë edhe me ligj të veçantë platformës bashkëqeverisëse dhe të ndërveprimit digjital brenda sistemit të institucioneve, agjencive dhe drejtorive të ekzekutivit, ne mund të nxjerrim në pah dhe në kohë reale të gjitha pikat ku ngecin, bllokohen.”, tha kryeministri gjate fjales se tij.



8 Comments

  1. Nën udhëheqjen zyrtare të Lulzim Bashës dhe në prapaskenë të Sali Berishës, tashmë PD është kthyer në hije të vetëvetes dhe rrezikon që ta lërë vendin zyrtarisht pa opozitë, për shkak se shtatori ndan dhe rrugët e saj: Ose orientimin kah sjellja demokratike e një partie europiane ose kthimi i saj në një celulë terroriste anti-amerikane, ku nuk zbatohet asnjë rregull por vetëm urdhëri i liderit për emërimet, zgjedhjet, opozitarizmin dhe përzgjedhjen e aleatëve.

    1. Mire e ke ti. Jane 9 vite ne qeveri dhe prape flitet per opoziten.. 50 vite ne pushtet u fol per qeverite e Zogut.. e krahasimet me 1938..Nuk ka ndrushuar asnje , mbeturina te kuqe..

  2. Keshtu i bie qe te ikni te gjithe duke filluar nga babzia jote dhe jevgjiti i gjirokastres e duke perfunduar me patronazhistet e pidhit te motres . Jeni te gjithe per ne kremator o kurva mavi te pangopura.

  3. Pastrim i administratës nga korrupsioni me Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballen? Me ke tallet ky psikopat i degraduar, mos kujton ky qe populli nuk kupton asgje? O i cmendur, merr ilacet se po na ben hatane ..

    1. tallet me ne..! Bile tallet para syrretit tone, duke na thene edhe “une tallem me ju dhe ju nuk beni dot gje se fitova prape”

  4. Ky eshte teatri i mandatit te trete.Te gjithe ata qe ishin ne poste te sjellin tatimin e karriges. Ne fillim te mandatit te dyte nxori nje liste me te korruptuar ne administrate nga doktor Petrela e me rradhe neper qutete. Per cudi ne qutetin tim ata dy emra te korruptuar qendruan gjithe kohen ne ato karrige ,biles atje jane dhe sot, ata qe s’kishin emrat atje pra te pakorruptuarit iken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *