• |
ide | kryesore

Ekspertët: Pacientët me variantin Delta janë dy herë më të rrezikuar për t’u shtruar në spital

-Instant, Lajme, Planet



Pacientët e infektuar me variantin Delta kanë dy herë më shumë nevojë për trajtim spital se ata me variantin Alpha që u përhap disa kohë më parë më Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët në Angli thonë se studimi i botuar në “The Lancet” përforcon pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen.

Vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze nga secili variant.

Variantet e COVID

Studimi shqyrtoi thuajse 43,338 me COVID të identifikuar mes muajve mars dhe maj kur dy variantit Alpha dhe Delta po qarkullonin në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin persona të pavaksinuar ende. Rreziku i shtrimit në spital ishte dy herë më i lartë për personat me Delta në krahasim me ata që janë të infektuar me Alpha.

Ekspertët thonë se vaksinimi e ul këtë rrezik ndërsa është e nevojshme të merren të dyja dozat për mbrojtje maksimale.

Një analizë fundit nga PHE tregon se efektiviteti kundër shtrimit në spital pas dy dozave është:

96% për vaksinën Pfizer-BioNTech

92% për vaksinën Oxford-AstraZeneca

 

 



2 Comments

  1. Vaksinohu o popull lejini teorite me komplote qe idiotet dhe kriminelet gugullojne neper halete e gojes se tyre

  2. o te qifsha robt por vete CEO i Pfizer deklaroj qe vaksna nuk te mbron nga mutacioni Delta, prandaj mos dil e jep mend kur je injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *