• |
ide | kryesore

Premier League, në konfuzion: në faqen zyrtare kanë numrin “7” si Ronaldo ashtu dhe Cavani

-Instant, Sport



Premier League nuk parashikon që një lojtar të ndryshojë numrin e fanellës nëse ka filluar sezoni. Mund të ndodhë vetëm nëse lojtari që e mban numrin shitet. Duke qenë se Cavani, mbajtësi aktual i legjendarit “7”, nuk pritet të largohet nga United, mbetet të kuptohet arsyeja pse faqja zyrtare e ligës angleze të futbollit i ka caktuar numrin e sulmuesit uruguaian edhe të porsaardhurit Cristiano Ronaldo. Ndoshta gjithçka buron nga fakti se Djajtë e kuq nuk kanë komunikuar ende numrin e ri të portugezit dhe ishte automatike që atij t’i caktohej fanella historike, gjithnjë në pritje të njoftimeve zyrtare.

Ndërkohë, Mail on Sunday raporton shifrat e kontratës dyvjeçare mes Ronaldos dhe Unitedit. Me të kuqtë e Manchester CR7 do të fitojë më pak se te Juventus: 20 milionë paund në sezon, 23.34 milionë euro neto në sezon, ndërsa me bardhezinjtë paguhej 31 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *