• |
ide | kryesore

Basha reagon pas Këshillit Kombëtar: Sfidat e opozitës për kthimin e demokracisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Ai thotë se kjo është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.

“Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare” – shkruan Basha ne Facebook. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E do t’i tregoj Lulzim Bashës, se PD duhet te marre shembull nga Dashua i Lazaratit dhe te mos i vij turp të vdes për Berishën.

    Duke tentuar të tërheq Lazaratin në një betejë fillimisht politike e më pas fizike përmes trazirave që planifikon në Shtator, Berisha është duke u investuar ta paraqes atë si një viktimë e politikës së sotme amerikane

  2. Si nuk paskësh turp ky rob po ngeli duke brrockellitur se po ha njeri ato ,ne themi këtej që është bër bajat ose me shqip gjë pa shije se ky për vete o në rregull si gjithmon ka qen dhe është në pushtet bashkë me shkurre e tij ata 300 Petrotta që e rrethojnë ndërsa të tjerët të vazhdojnë shtrëngimin e rripit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *