• |
ide | kryesore

Busquets e Jordi Alba ulin vetë rrogën: Barcelona federon më në fund Agueron

-Instant, Sport



Pique ishte shembulli e tani afeksionin për klubin e Barcelonës e kanë treguar edhe dy pedina të tjera të skuadrës katalanase. Blaugranat kanë bërë të ditur se Sergio Busquets e Jordi Alba kanë vendosur të shkurtojnë pagën. Një lëvizje vendimtare në mbyllje të merkatos, që i lejon Barcelonës të regjistrojë në kampionat Sergio Agueron, përforcimin më të rëndësishëm të merkatos së tyre.

Shkurtimi i pagës së Busquets dhe Alba ka qenë i domosdoshëm për federimin e sulmuesit argjentinas, por edhe për të zgjatur kufirin e fair-play financiar. Në gjendjen në të cilën ndodhen arkat e katalanasve, gjë që e ka pranuar edhe presidenti Laporta, është e nevojshme sakrifica e të gjithëve për tia dalë, në një vit tepër të vështirë, ku pandemia ka luajtur rolin kryesor.

Ashtu si Pique, me lëvizjen e bërë, i dha mundësinë e regjistrimit Depay apo Erik Garcias, tani ishte radha e dy kolonave të tjera të katalanasve ti japin një dorë klubit të tyre. Me regjistrimin e argjentinasit, Barcelona përmbyll federimin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *