• |
ide | kryesore

Newcastle firmos me meksikanin Santiago Muñoz: filmi i 2005 e kishte parashikuar

-Instant, Sport



Duket si një film, por në fakt është realitet. Newcastle ka lajmëruar nënshkrimin me Santiago Muñoz, një sulmues 19-vjeçar nga Santos Laguna, dhe lajmi u bë shpejt viral. Nuk është talenti më i madh i botës, as nuk ia rrëmbeu rivalëve të mëdhenj të kontinentit. Arsyeja është një tjetër: Magpies ndoqën skenarin e një filmi të vitit 2005 ‘Goal! Ëndrra fillon’ që tregon historinë e një meksikani të ri, Santiago Muñez, (ka një ‘o’ në vend të ‘e’ tek mbiemri) i cili zbarkoi në Premier League për të luajtur për Newcastle.

I ardhur nga përtej oqeanit, në huazim për 18 muaj me të drejtën e blerjes, Magpies kanë cituar pikërisht filmin në postimin që njoftonte blerjen e lojtarit në Instagram: “Ëndrra fillon…”.

LAJMËRIMI I NEWCASTLE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *