• |
ide | kryesore

E infektuar me Covid, reagon Ministrja e Jashtme e Kosovës: Falë vaksinës nuk kam pasur komplikime të rënda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se është në ditët e fundit të karantinës, pas infektimit me COVID-19. Këtë sqarim, Gërvalla e bëri pasi u raportua në media se ajo është në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndër të tjera, Gërvalla në postimin e saj thotë se është “shëndoshë si molla”, teksa shton se falë vaksinës së marrë, ka pasur fatin të mos ballafaqohet me komplikime të rënda.

“Të nderuar miq, të gjithë juve që më keni uruar shërim të shpejtë, ju falënderoj nga zemra. Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid-19 dhe jam shëndoshë si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda”, shkruan Gërvalla.

Më tej ajo shton se teknologjia ia ka bërë të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca dhe prandaj thekson se edhe gjatë karantinës ka shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar ndër të tjera edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota.

“….ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit”.

“Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë”, shton ajo.

Në fund Gërvalla ka apeluar për vaksinim. “Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote edhe Kosovën”.

“Faleminderit shumë edhe një herë për kujdesin e treguar dhe shihemi javën e ardhshme”, përfundon ajo.



5 Comments

  1. si ka mundesi qe paske qene e vaksinuar dhe te paskka kapur Covidi, pasi sorrosistet thone qe kap vetem te pavaksinuarit

    1. Ça ti besh spo merret me vesh asgjë?? derisa skishte dalë vaksina skishte këtë nivel infektimi po ska gjë se TRUSHPËLARËT&COVIDJOTË do çpohen pambarim derisa të shkojnë në pidh të Anetes

  2. Ti qese me mut po te ishe si molla do te hante vetem krimbi. O e mbaruar. Po ti je me 100 semundje o qese me mut.

  3. “Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë…” 😀

    Kjo fraze me kujton nje loje qe shpikej kur ishim ne 8-vjecare a ne te Mesmen, sme kujtohet mire. Pak a shume ka qene ky teksti pa muzike:

    “Fati te ka perzgjedhur ty! Bej 20 kopje, dhe shperdaja miqve te tu qe ky mesazh magjik te kete efekt. Ne te kundert do vdesesh”! 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *