• |
ide | kryesore

Mbretëresha e Anglisë i kërkon fanellën me autograf: Elisabeth II i jep një rekord të ri Cristiano Ronaldos

-Instant, Sport



Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United ka bërë të lumtur edhe Mbretëreshën e Anglisë Elizabeth II, e entuziazmuar nga idea për të parë portugezin edhe njëherë në “Old Trafford” pas 12 vjetësh. Duhet të jetë kështu, sepse ndryshe nuk mund të kuptohet porosia e bërë, sic zbulon Sport Innovation Society, për 80 fanella të porositura për stafin e saj mbretëror. Nuk dihet ende lidhja që ka familja mbretërore me ekipin e United, pasi në Angli dihet që Mbretëresha dhe princi William bëjnë tifo për West Ham.

Edhe këtu Ronaldo vendos një rekord, pas atij të mbrëmjes së djeshme kur kaloi Ali Daei, duke u bërë shënuesi më i mirë absolute me kombëtaret me 111 gola për Portugalinë, sepse Mbretëresha ka kërkuar që fanella e saj të nënshkruhet nga lojtari. Kështu, Ronaldo bëhet personi i parë në histori që i kërkohet një autograf nga Mbretëresha Elizabeth II.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *