• |
ide | kryesore

VIDEO/ Uragani Ida godet Nju Jorkun, shënohen 29 viktima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të paktën 29 persona humbën jetën teksa uragani Ida goditi verilindjen e SHBA me tornado dhe shira rekord që e lanë zonën të përmbytur dhe nën gjendje të jashtëzakonshme.

Videot në mediat sociale treguan makina të zhytura në autostrada dhe uji që hynte në stacionet e metrosë.

4 gra, 3 burra si dhe një djalë 2-vjeçar vdiqën në 5 incidente të ndara përmbytjesh në qytet në Nju Jork, tha policia.

BBC raporton se shumica e personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve, mbetën të bllokuar në bodrumet e shtëpive të tyre. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *