• |
ide | kryesore

5 prokurorët që garojnë për t’u bërë pjesë e KLP-së (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pesë prokurorë kanë depozituar dokumentet duket shprehur interesin për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarët që kanë mandat 3 vjeçar do të zëvendësohen brenda dhjetorit 2021.

Kandidatët për KLP

Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës
Prokuroria e Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit dhe kushteve ligjore.

Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



2 Comments

  1. Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”

  2. Berisha drejt shpalljes “kulak” nga PD, anëtari i Kryesisë: Mund të mos jetë pjesë e grupit parlamentar, por të vijë në Parlament për hesap të vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *