• |
ide | kryesore

Pritja mer fund, publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

-Instant, F1, Paparazzi
La casa de papel



Ashtu siç ishte paralajmëruar, është publikuar ditën e sotme sezoni i pestë i serialit më popullor të momentit “La Casa de Papel” ose i njohur ndryshe si “Money Heist”.
Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari – me pesë episode – u publikua të premten. Por adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix”.
Sezoni i fundit do të nisë me bandën që mbyllet brenda Bankës së Spanjës për mbi 100 orë. Profesori i kapur nga Sierra nuk mund të arratiset, sepse nuk ka asnjë plan dhe grabitja merr një tjetër kthesë ndërsa banda përballet me Ushtrinë. A do të humbasë banda më tepër anëtarë? A do të jetë gjallë Profesori? A do të jetë vjedhja e suksesshme? Ky trailer i lë të gjitha këto pyetje pa një përgjigje, sepse çdo pritet të zbulohet me publikimin e plotë të sezonit të fundit. Sezoni i pestë i “La Casa de Papel” do të jetë i ndarë në dy pjesë, 5 seritë e para do të publikohen sot, ndërsa 5 seritë e fundit në 3 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *