• |
ide | kryesore

Vuçiç takon zyrtarin e OKB: Mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë dialogun me Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia gjithmonë do të përpiqet t’i respektojë parimet e sigurisë të së drejtës ndërkombëtare.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që pati sot me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenqa, duke shtuar se OKB-ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Në njoftimin e Shërbimit për Bashkëpunim me media të presidentit të Serbisë shkruhet se Vuçiq theksoi rëndësinë e siç thuhet “pranisë së UNMIK -ut si garantues i neutralitetit të statusit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244“.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se Serbia dhe OKB -ja janë partnerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiç tha se Beogradi mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *