• |
ide | kryesore

Video/ Broja nuk i mban dot lotët pas golit të parë kuqezi: “Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen”

-Instant, Sport, Video



Një gol çlirues ai i shënuar në minutën e 86 nga Armando Broja, që i dha fund momenteve jo, duke iu përgjigjur edhe kritikave të një dite më parë të teknikut Edoardo Reja e duke i dhënë fitoren historike Shqipërisë: “Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë”, tha lojtari i Southampton.

Emocionet në fërshëllimën e fundit kanë mbytur sulmuesin shkodran 19 vjecar, që shpërtheu në lot, i inkurajuar nga shokët e skuadrës. Një gol historik ai i Brojës, pasi është goli i pari që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje mes tyre: “Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin”, përfundoi Broja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *