• |
ide | kryesore

Babai i masakroi nënën në Athinë, gjykata greke cakton kujdestarinë për fëmijën e mitur të çiftit shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Athinës ka vendosur që fëmija i mitur i 31-vjeçares, Anisa Shehu, shqiptares së vrarë prej bashkëshortit të saj Florand Shehu, rreth një muaj më parë, t’i jepet në kujdestari prindërve të saj. Vendimi i gjykatës u dha paraditen e kësaj të marte. Gjykata në vendimin e saj vlerëson se kujdestaria i jepet gjyshërve nga nëna të 12 vjeçarit, pasi i babai dhe njëkohësisht edhe autor i vrasjes, konsiderohet si i rrezikshëm dhe me mungesë të plotë të aftësisë kujdesëse për të miturin.

Në ndihmë të familjes kujdestare do të angazhohet edhe shërbimi social i bashkisë Dhafni, si dhe psikologë, të cilët do të asistojnë të miturin në edukim dhe shkollim.

Vrasja e Anisa Shehut tronditi Greqinë një muaj më parë. Bashkëshorti pasi e vrau me thikën e kuzhinës, telefonoi policinë duke i thënë se kishte ekzekutuar me thikë bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *