• |
ide | kryesore

Çantë e dyshimtë në Tiranë, policia rrethon zonën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çantë e dyshimtë është gjetur në trotuar këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.

Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere.

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *