• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e para të Jennifer Lawrence me barkun e rrumbullakosur

-Instant, Paparazzi, Slider



Lajmi se aktorja Jennifer Lawrence do të bëhet nënë për herë të parë u bë publik vetëm dy ditë më parë dhe që tani kemi fotot e saj me barkun e rrumbullakosur. Aktorja nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve që e kanë ndjekur këmba këmbës për të siguruar shkrepjet e saj shtatzënë.

Aktorja kishte veshur një jumpsuit të lirshëm me lule dhe një bluzë, teksa shëtitste në rrugët e Manhattanit dhe më pas u ul për drekë me një mikeshë në një restorant në qendër të qytetit.

Një përfaqësuese për aktoren 31-vjeçare, e konfirmoi shtatzëninë e saj të mërkurën, duke zbuluar se ajo është duke pritur fëmijën e parë me partnerin, Cooke Maroney. Lawrence dhe Maroney u takuan përmes mikeshës së përbashkët Laura Simpson, duke dalë në mënyrë sekrete verën e vitit 2018, para se të fejoheshin në shkurt të vitit 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *