• |
ide | kryesore

Bakayoko replikon me racistët lacialë: “Unë e Kessie, krenarë për ngjyrën e lëkurës sonë”

-Instant, Sport



Një incident i shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Milan e Lazios. San Siro reagoi menjëherë, Milani njoftoi se po shqyrton paraqitjen e një ankese në FIGC, ndërsa tani ka ndërhyrë edhe Bakayoko. Koret raciste të ultrasve të Lazios, drejtuar mesfushorit të kuqezinjve (dhe shokut të skuadrës Kessie) gjatë ndeshjes së pasdites së djeshme janë dëgjuar qartë.

Tani, po aq qartë dhe menjëherë, autorët duhet të identifikohen dhe ndëshkohen. Kjo është ajo që të gjithë presin dhe ajo që me të drejtë kërkon dhe pret vetë Bakayoko: “Falënderoj tifozët kuqezi për pritjen që më kanë bërë”, shkroi francezi sot në profilin e tij në Instagram. “E atyre tifozëve të Lazios që më janë drejtuar mua dhe vëllait tim Frank Kessie unë i them se ne jemi të fortë dhe krenarë për ngjyrën e lëkurës sonë. Kam besim të plotë se klubi ynë do të jetë në gjendje t’i identifikojë ata”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *