• |
ide | kryesore

Justin dhe Hailey shfaqen për herë të parë sëbashku në Met Gala

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Bieber u shfaqën dje për herë të parë bashkë në eventin e MET GALA 2021. Ata tashmë kanë 3 vite që kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, por vetëm pak herë i kemi parë bashkë nëpër tapete të kuq.

Dihet tashmë se Justin ka pasur probleme me ankthin dhe me sëmundjen “lyme” . Këngëtari kanadez e ka shfaqur haptaz mos pëlqimin e tij për eventet e VIP-ave.
Ama kësaj here, mesa duket vendosi të paraqitet me “bae”-n e tij të zemrës.

Jusin erdhi i veshur me markën e tij Drew House, ndërsa Hailey u shfaq shumë elegante me Saint Laurent.

Justin një ditë më parë triumfoi në “MTV Video Music Awards” me “Artisti i vitit” dhe “Kënga më e mirë pop” për “Peaches”. Teksa pranoi çmimin “MTV Video Music për këngën më të mirë pop, Justin falenderoi familjen e tij përfshirë Hailey-n të cilës iu referua me pseudonimin e ëmbël – “bae” e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *