• |
ide | kryesore

Lana Del Rey zbulon arsyen e largimit nga rrjetet sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Lana Del Rey ka zbuluar së fundmi se do të bëjë një pushim nga rrjetet sociale.

Përmes një video , Lana rrëfeu se dëshiron që që t’i përkushtohet projekteve të ardhshme artistike.”Dua t’iu falenderoj që vazhdoni të dëgjoni muzikën time.Është e rëndësishme të jesh e përfshirë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të jesh me njerëzit e tu të afërt që i njeh dhe i beson.Për momentin dua që të merrem me punë dhe interesa të tjera të cilat kërkojnë përkushtim dhe privatësi. Megjithatë, unë do të vazhdojë të publikojë sa më shumë këngë dhe në të njëjtën kohë të jetoj jetën. Faleminderit!”, u shpreh këngëtarja në video. Para pak ditësh, Del Rey publikoi këngën “Arcadia”, që është pjesë e albumit të saj “Blue Banisters” i cili do të dalë në treg më 22 tetor të këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *