Mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës pritet që të zhvillohet më 21 tetor, në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga “Gazeta DIELLI” e cila ka dhënë më shumë detaje lidhur me mbledhjen e 7-të të përbashkët. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjë prej qeverive përveç shprehjes së dëshirës së dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.
Ishte kryeministri i Kosovës që ftoi publikisht homologun e Shqipërisë për të mbajtur takimin e radhës pas betimit të qeverisë së re tek presidenti Ilir Meta. Edhe Rama, përmes një mesazhi publik, e konfirmoi takimin, por vetëm pas kthimit të tij nga SHBA, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren në 11 Janar 2014, dhe më pas u caktuan qytete të ndryshme, si Tirana, Prishtinë, Korça dhe Peja. ©LAPSI.al
ja u mblodhen, e po pastaj
Show Fugo-Sorosian!
Ne fund do te marrin ndonje vendim mbi traun ne Morine….