• |
ide | kryesore

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë/ Nga lehtësirat për studentët te bashkimi doganor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



19 do të jenë marrëveshjet që pritet të firmosen sot në Prishtinë në mbledhjen e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë. Marrëveshjet mes dy qeverisë synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme të jetës.

Të gjitha marrëveshjet 

1. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2. Protokolli Teknik i Pikës kufitare Vërmicë – Morinë.

3. Protokolli Teknik i Trafikut Lokal Kufitar.

4. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Gjendjes Civile.

5. Propozim për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studim, Vlerësim dhe Hartim të Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor.

6. Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

7. Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

8. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim mbi Zhvillimin e Terminalit LNG të Vlorës.

9. Marrëveshje për studimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri – Kosovë.

10. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës – Prishtinë.

11. Marrëveshje Bashkëpunimi për Shkëmbim Përvojash në Proceset Teknike Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), të Republikës së Shqipërisë.

12. Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Zbatimit të Programeve të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë.

13. Marrëveshje për Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetësisë për Shërbimin e Ndërsjellët Ndërkufitar Ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

14. Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

15. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.

16. Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.

17. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë.

19. Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.



25 Comments

  1. nje bravo shume te madhe aq me teper ajo e arsimit e cila eshte nje gjw shume e mire per te gjithe studentet.Urime per kete marreveshje qe lehteson kedo qe ka deshire ti ndjeki studimet ku te doj si dhe ti njifet diploma ne vende

  2. Lehtesira te medha per te dyja shtetet , shqiperi kosove jemi nje dhe me ane te ketyre marreveshjeve cdo gje u be fakt

  3. Marrevehsja ne lidhje me arsimin na krijon ne teper lehtesi me diplomat dhe njekohesisht dhe me shkembimet qe kryejme mes du vendeve

  4. Turizmi eshte nje pike e cila sjell perfitime si per kosoven dhe per shqiperine sidomos ne aspektin e ekonomise

  5. 19 marrevshje jane shume dhe e kam degjuar me vemendje qe e kishit analizuar mire dhe do realizohen shume shpejt

  6. Atyre qe ju thone jo patriot ju jane ata qente qe ti i pershkrove me se mire , hiqeni fare kufirin te behemi nje shqiperi – kosove

  7. Me vjen mire qe te gjitha marreveshjet u nenshkruan dhe kjo vetem fale jush kryeminister.Uroj qe z.Albin Kurti te rishikoje dhe njehwre miratimin e heqjeve te kufijve ne mwnyre qe qytetraet te levizin te lire

  8. Nje gje qe me pelqeu ishte mundesia qe do i jepet studente kosovare te studiojne ne Shqiperi e anasjelltas por nuk mund te leme pa permendur dhe portin e Durrsit qe do kete perfitime mjaft te medha nga te dy palet

  9. Nje nder gjerat me te mira qe u tha ne kete mbledhje ishte marreveshja per studentet te cilet do kishin mundesi te studionin ku te deshironin

  10. Sot u disktuaun dhe u nenshkruan 19 projekte te cilat perfshinin shume aspekte ekonomike dhe nje zhvillim te gjitheanshem

  11. Nenshkrimi i marreveshjeve te tilla jo vetem qe do te coje ne forcim te marredhenieve mes dy vendeve por edhe ne zhvillim dhe ecje perpara te vendeve

  12. Projeket per sa i peket studentve ishte dicka me te vertet e nevojshme per te gjithe qe kan deshire qe te vazhdojn nje universitet ne kosov

  13. Marveshje te tilla jo vtm qe focojn bashpunimin me njeri tjt por gjithashtu na forcojn dhe me shume ekonomikisht

  14. Marrveshjet lidhur me arsimin jan me te rendesishmet sepse arsimi vjen i pari. Lehtesirat per studdentet jane te duhurat per zhvillimin e vendeve

  15. Mendoj se marrveshje te tilla te realizuara midis dy vendeve do forcojn3 shume lidhjen midis tyre dhe do na ndihmoj ne ecurine e metejshme per zhvillimin e vendeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *