• |
ide | kryesore

Konflikti i targave/ Sa të ndryshme reagimet e Ramës dhe Vuçiçit! (deklaratat)

-Instant, Kryesore



Tensionet e shkaktuara nga vendimi i qeverisë së Kosovës për të zbatuar masat e reciprocitetit në raport me Serbinë duke zbatuar një marëveshje të dhjetë viteve më parë në Bruksel, për të vendosur targa provizore për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Kosovë, ka bëre që Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç të kenë qëndrime me nuanca tejet të kundërta.

Vuçiç foli dhe veproi si një nacionalist serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke i kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

Nga ana tjetër Edi Rama përdori gjuhën e një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. Madje Edi Rama reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare.

Në fakt, të dyja qeveritë edhe në Sebi edhe Shqipëri detyrohen nga kushtetuta e tyre të jenë aktivë për një shtet të pavarur siç është Kosova.

Por në këtë rast reagimet e të dyja palëve kanë qenë të shproporcionuara. 

Në një konferencë për mediat që organizoi menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai u shpreh se kërkon nga Kosova tërheqjen e të gjithë trupave nga Veriu. Vuçiç u shpreh se aksioni i fundit nga policia e Kosovës në Veri është një ‘veprim kriminal’. Po ashtu ka thënë se ka biseduar dhe me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ka refuzuar zgjidhjen që ata i kishin ofruar për këtë situatë, sepse sipas tij “ishte një zgjidhje që poshtëron Serbinë”. 

Lexo më tej:

Vuçiç: Do marrim masa ekonomike dhe politike kundër Kosovës

Por ndërkohë që presidenti serb flet për akte kriminale dhe kosovarë që do pendohen kryeministri shqiptar përdor një gjuhë shumë më të moderuar duke i vënë palët në të njëjtën shkallë fajësie. “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Tëiter. Ndonëse ai arriti të pohojë që “Kosova e ngre problemin me plot të drejtë” ai nuk shkoi më tepër se kaq.

Rama reagon për reciprocitetin për targat/ Ka një këshillë për Kosovën dhe një për Serbinë

Të gjithë ata që kanë pritur të dëgjojnë një gjuhë më të ashpër ndaj Aleksandar Vuçiçit kanë mbetur edhe njëhetë të zhgënjyer. Sepse kryeministri ynë që nuk nguron të fshikullojë liderët e Europës perendimore, për turpin e rrefuzimit të pritjes së afganëve, që i stigmatizon ata si pre të nacionalizmit se nuk miratojnë hapjen enegociatave më Shqipërinë, kur vjen puna për presidentin ballkanik serb, bëhet më perendimor se perendimorët. 

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. YMER GELBAZA DHE BATON HAXHIU ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ALEXANDER VUCIC-PER TA SULMUAR ABLIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN thotë:

    EDI E KA MIKE TE MIRE ALEXANDER VUCICIN ,BILES JA KA KALUAR NE DISPOZICION EDHE YMER GELBAZA KELLIREN DHE BATON HAXHIUN PER TJA LEPIR BYTHEN MIKUT TE TIJ ALEXANDER,

  2. Ti mire e ke qe e ke kapur kete sjelle bythe te Rames.

    POoooorrr!

    Kur flet e shkruan ai, kini parasysh percjell dhe qendrimin e DASH, me Kimin pas. Pra ai jo thjesht eshte i ftohte. Por ne sinkron me Vucic qe po ben presion ushtarak, dhe kerkon qe BE te zgjidhe situaten.

    Pra dhe SHBA permes Ramen po kerkojne te njejten gje: Qe BE, kupro, Gjermania, kupto Merkel, ti terheqe veshin Kurtit dhe ky terhiqet per vete.

    Pse frohte Rama dhe SHBA perballe nje “agresiviteti” ushtarak serb ne Ballkan?

    Ne menyre qe ta kuptojne se ishte BE qe deshtoi ndaj Serbise militare qysh ne 90 dhe SHBA e vetme qe nuk e hangri presionin e Serbise.

    Rezultati: Vetem rruga e SHBA, jo e BE e zgjidh problemin, kupto, kufijte.

    SHBA mund te beje nje kompromis, le ta mbaje Gjermania dhe populli i Kosoves njeriun e tyre Kurti. Porse duhet te beje ca i thote Kimja e Prishtines.

    Pra, zoti analist, nuk eshte nje ferkim briresh Kurti-Vucic, por nje test SHBA-BE. Kush zbythet do te deshmoje mbi ate fuqi qe do diktoje punet ne Ballkan.

    1. PERPARA DISA KOHESH,THUHEJ NE RRJETE SOCIALE QE VUCIC,KISHTE PER BABA NJE GAZETARE SHQIPTARE,KETU MERR EMRIN NIP,QE TE JATIT I KA PREMTUAR TI RIKTHEJE KOSOVEN ,KURSE SHQIPTARET JAN DAJAT E TIJE,KETU MERR KUPTIMIN NIP DHE DAJ,POR DUKE QEN SE POLITIKA NE FIJET E DUKESHME NGA ZHVILLIMET E PADUKESHME ESHTE MASHTRIM ,KESHTU QE TE DYVE JU KA IKUR KOHA MBARUAR FUQIJA DHE KONSUMUAR IDET KU VUCICIN SIPAS GJITHA GJASAVE PO E NXJERR JASHT LOJE RUSIJA DHE RAMEN ZHVILLIMET DUKE U ZEVENDESUAR QE TE DY ME AKTOR TJERE ,QE SMUND TI SHERBEJNE ME ,TE KALUARES POR TE ARDHMES,E ARDHMJA ESHTE E DREJTA HAKU,SI DOMOSDOSHMERI,

  3. Kosova e ngre problemin me plotë të drejtë….
    Me plotë të drejtë….
    Jo, me të drejtë, por, me plotë të drejtë.
    Po kush e kupton? Lapsi? Karandash, ma.
    Lapsi dhe Tit Vasili e kanë trurin të mpirë.

  4. Vetem amerika ja ka care sumen serbo ruseve dhe kane cliruar Kosoven me lufte.Po te ishte per pordhet e europes edhe te anal istave sllobodan funderrina do ishte akoma krye te serbis.

  5. Prej 9 vitesh shqiperia drejtohet nga fondancioni i soros. Njerzit e tij bejn reformat dhe abuzojne me ligjet, kushtetuten dhe financat e ketij vendi. Ne vend qe Tirana zyrtare te fuqizonte ekonomine dhe ushtrine per dite te brishta si keto shkon e ben pakte nenshtrimi total si ballkan i hapur ne dem te interesave kombetare.

  6. Sipas sufllaqeve Blinkeni dhe Bideni kane Ramen mekembes per punet e Ballkanit deri ne fund te vitit se pastaj do i delegojne politikat globale ne menyre qe amerikanet te merren me punet e brendshme dhe Rama sekretar i OKB dhe NATOs.

  7. Akoma keni besim tek filo Ruso Serbi Edvin gerdalla mo ?ai vdes per Serbet e ju thoni dokrra ?gerdalla esht spiuni dhe bashkepuntori me i urryer i Shqiptareve.

  8. Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne permbajtjen e dosjes per demokratet qe ata te gjykojne vete mbi te?!

    Pse nuk u japin mundesine demokrateve qe te krahasojne permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te doktorit?!

    Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

  9. Diplomatët e SHBA nisën të diferenconin Bashës nga Berisha që në vitin 2011. Në 2013 e krahasuan rrëzimin e Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë. Beteja kulmoi me shpalljen non grata në 19 maj 2021 dhe me kërkesën e Rekeer ndaj Bashës për ta dëbuar Berishën nga PD-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *