• |
ide | kryesore

Video/ Kampion bote në peshat e mesme IBF: në mbrëmjen e Joshua, triumfon shqiptari Florian Marku

-Instant, F1, Sport, Video



“Unë flas shumë, por rrah edhe më shumë dhe do ta shohësh të shtunën”. Kampioni shqiptar i peshave të mesme e mbajti fjalën e dhënë në konfrontimin me Prodan gjatë peshimit zyrtar dhe në ringun e Londrës, pikërisht në Tottenham Hotspur Stadium u shpall kampion bote në peshat e mesme IBF, duke mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin rumun.

Florian Marku zgjidhi mosmarrëveshjen e tij me Maxim Prodan me një fitore jo unanime në vendim, por mjaftueshëm për të marrë titullin ndërkombëtar të peshës së mesme IBF. Pas një vigjilje të karakterizuar nga një temperament i keq, Marku ishte shumë më i përmbajtur brenda ringut, duke nxjerrë goditje të sakta mbi kundërshtarin që e lejuar të fitonte një ndeshje me vendim të ndarë, me dy gjyqtarë që dhanë rezultatet 97-93 dhe 96-94 në favor të shqiptarit, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi në mënyrë të çuditshme një 99-91 për Prodanin. Duke u rrotulluar mbi këmbën e pasme, Marku shpejt gjeti masën e tij, duke tronditur kokën e rumunit me goditje të fuqishme në raundet e para. Marku e humbi disi balancën në të shtatin, por boksieri shqiptar që jeton në Britani e rimori shpejt komandën dhe goditi Prodanin me një të majtë në raundin e fundit, që i siguruoi edhe fitoren në fletoret e dy gjyqtarëve.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *