• |
ide | kryesore

Video/ Vendim unanim e 11 raunde nga 12 të fituara: Joshua mposht Franklin, por sherri plasi pas ndeshjes

-Instant, Sport, Video
Joshua



Anthony Joshua është kthyer. Pesha e rëndë, në Londër, mundi me pikë amerikanin Jermaine Franklin dhe rifitoi konfidencën me ringun. I duhej britanikut një duel i tillë, pas dy ndeshjeve të fundit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk nga ku doli i mundur duke humbur tre kurorat e kampionateve botërore të peshave të rënda (Wba, Ibf dhe Wbo).

Kundërshtar ishte amerikani Franklin. Boksieri në katër vitet e fundit kishte luftuar aq pak sa iu desh të shpikte aktivitetin e një kompani që riparonte çatitë për t’ia dalë mbanë. AJ, medalje ari me polemika në peshat super të rënda në Londër 2012 në dëm të Roberto Cammarelle, nuk u shfaq brilant si në të kaluarën. Por fitoi, duke përdorur mbi të gjitha të majtën (jab dhe uppercut). Megjithëse anglezi fitoi 11 raunde nga 12, duke humbur pikët me Franklin vetëm në raundin e 11, nuk bindi. E për të kthyer boksierin dominues nuk shërbeu as debutimi i trajnerit të tij të ri, Derrick James.

PIKAVARAZHI

Në fund të fundit, megjithatë, gjiganti nga Watford nuk rrezikoi kurrë në duel. Anthony Joshua ndërtoi një sukses të qartë të certifikuar nga gjyqtarët (118-111; 117-110; 117-110). E mbajti amerikanin larg me të majtën e tij, duke përfituar edhe nga shtatlartësia. Në fund të një ndeshje të tensionuar, Joshua i dha jetë edhe një sherri. Mjaftoi një provokim në gongun e fundit, me anglezin që goditi pas koke Franklin duke zgjatur dorën, që të niste konfrontimi. Stafi i amerikanit, por edhe vetë Franklin u përballën me Joshua, por më e keqja u shmang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *