• |
ide | kryesore

Hoqi Ronaldon nga ekipi, tani ten Hag paralajmëron Lisandro Martinez: “Duhet të kthehet me këmbët në tokë”

-Instant, Sport
Lisandro



Ten Hag nuk përdor lojëra fjalësh, Lisandro Martinez duhet të kthehet me këmbët në tokë. Fitimi i Kupës së Botës është sigurisht një eksperiencë unike. Por më pas duhet kthyer në realitet për tu përqendruar në objektivat sezonalë. Premier League është gati të rifillojë dhe do ta bëjë këtë në të famshmen “boxing day”. Trajneri i Manchester United në një konferencë për shtyp, nënvizon kampionin e ri të botës të harrojë eksperiencën në Katar dhe të rikthehet të fokusohet te kampionati.

Trajneri holandez shpreson që Lisandro të mbërrijë së shpejti. Por argjentinasi duhet të lërë mënjanë entuziazmin dhe të kuptojë se tani është vetëm Premier League: “Unë mund ta kuptoj entuziazmin e argjentinasve, gjithçka ishte shumë emocionuese. Mendoj se të festosh Kupën e Botës në vendin tënd është madhështore. Por “Licha” duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të pranojë që Premier League do të fillojë përsëri”.

Lisandro Martinez ende nuk është kthyer ende, ndërsa kundërshtari i finales, francezi Varane është parë në Carrington. Mbrojtësi, natyrisht, është i zhgënjyer që ka humbur finalen, por, sipas ten Hag, lojtari duhet të jetë vetëm krenar: “Varane, sigurisht, është i zhgënjyer që ka humbur finalen. Por ai gjithashtu mund të jetë krenar që ka luajtur sërish në finale. Gjithçka që ka arritur në karrierën e tij ka qenë madhështore”.

Kthehet kampionati, por së shpejti do të hapet edhe merkato e transferimeve. Ten Hag megjithatë nuk dëshiron të flasë për këtë: “Në Kupën e Botës kishte shumë lojtarë të mirë. Dhe shumë u shfaqën. Preferoj të fokusohem në objektivat që më shqetësojnë. Dhe ato janë mjaft të qarta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *